Fotolajmi
Në Austri rriten aktet kriminale nga refugjatët
Shteti i Austrisë është duke u përballur me shtimin e akteve kriminale të kryera nga refugjatët.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Brendshme në Vjenë, vetëm në gjysmën e parë të këtij viti janë shënuar mbi 11 mijë vepra penale të kryera nga refugjatët.
Shifra i përafrohet totalit të akteve të tilla të kryera prej refugjatëve gjatë 2015-ës, kur u shënuar rreth 15 mijë vepra penale.
Shumica e veprave penale, mbi 3 mijë akte të regjistruara, lidhen me lëndët narkotike. Grabitjet zënë vendin e dytë, mbi 2400. Vepra të tjera penale përmenden kërcënimet ndaj personave, pjesëmarrje në sherre dhe akte dhune dhe krime me sfond seksual, shkruan krone.at, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj gazete 1/5 e këtyre akteve janë kryer nga azilkërkuesit afganë. Pas tyre renditen algjerianët, marokenët e nigerianët.
Pjesa më e madhe e këtyre veprave penale janë kryer nga persona të moshave nga 14 – 17, të cilët përfitojnë lehtësi nga ndëshkimet, pasi konsiderohen minorenë.
Shifrat e publikuara nga Ministrisë e Brendshme tashmë është duke i shfrytëzuar e djathta radikale e FPO-s, të cilët kryesojnë sondazhet për zgjedhjet e ripërsëritura presidenciale të 2 tetorit, ku përfaqësohen me kandidatin e tyre Norbert Hofer.
E-Diaspora
-
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim U largua në Francë me fëmijët pa autorizim, 30-vjeçarja përballet me hetime... -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












