Lajme
Në Aeroportin e Cyrihut protestohet për çështjen klimatike
Dhjetëra aktivistë për çështjen klimatike kanë organizuar një protestë paqësore sot në Aeroportin e Cyrihut, duke denoncuar ndikimin negativ të udhëtimeve ajrore në mjedis, shkruan swissinfo.ch.
Për disa momente ata kanë qëndruar të shtrirë në tokë, e më pas kanë ecur përgjatë zonës së blerjeve dhe kanë shpërndarë fletushka, përcjell në shqip albinfo.ch.
Protesta përkoi me fillimin e pushimeve verore dhe u tolerua, sepse nuk pengoi fluturimet, sipas zëdhënësit të aeroportit, Philipp Bircher, i cili u citua nga agjencia zvicerane e lajmeve Keystone-SDA.
Aeroporti ishte informuar paraprakisht për mbarëvajtjen e protestës. Sipas Stefan Oberlin-it nga Policia Kantonale e Cyrihut, rreth 70 persona morën pjesë në këtë aksion. Protesta nisi në orën 14:00, zgjati disa minuta dhe përfundoi në mënyrë paqësore.
Aktivistët duan që njerëzit ta shmangin udhëtimin ajror nga viti 2020, sipas faqes së internetit flugstreik.earth. Ata besojnë se për ta parandaluar kolapsin ekologjik, shoqëria duhet t’i rishqyrtojë mënyrat e lëvizjes, sidomos udhëtimin ajror, që po konsiderohet mjeti më i dëmshëm i transportit.
Me mbi 100 mijë udhëtarë në lëvizje, në fillim të pushimeve verore, Aeroporti i Cyrihut ishte i mbushur me njerëz gjatës kësaj të shtune.
E-Diaspora
-
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor Marrëveshja me katër shtetet e EFTA-s synon të lehtësojë tregtinë dhe të hapë mundësi të reja... -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike















