Lajme
Ndryshohet postimi për lejimin e dasmave më 15 qershor
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka ndryshuar postimin në rrjetin social Facebook, në të cilin paralajmëronte mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve nga 15 qershori.
Sipas deklaratës së publikuar më herët nga AKK, lokalet do të lejohet të punojnë deri në orën 24:00, dhe se pritet lejimi i organizimit të dasmave nga 15 qershori.
“Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në orën 12 e natës, ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, shkruante në fillim AKK.
Por, pas ndryshimi që i është bërë shkrimit, nuk thuhet se dasmat do të lejohen nga data 15 qershor dhe nuk dihet nëse me të vërtetë do të lejohet organizimi i dasmave.
“Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave dhe nëse situata është stabile, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe mund të hiqet ora policore dhe të lehtësohen edhe disa masa të tjera. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në orën 23.00”, shkruan AKK, pas ndryshimit të shkrimit.
Ndryshe, sipas raportimeve të para AKK dhe Ministria e Shëndetësisë janë pajtuar që të hiqet ora policore dhe të bëhet lehtësimi i disa masave, por as në njoftimin e MSH-së nuk ceket që dasmat do të lejohen.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












