Lajme
Ndryshimet klimatike, shkrijnë resortet e skive
Të përballura me krizën klimatike dhe rritjen e temperaturave, shumë pista skijimi kanë nevojë për borë artificiale për të siguruar mjaftueshëm nga kjo lëndë e bardhë që biznesi të funksionojë.
Emetimet shkaktare të efektit serë që çon në ngrohjen e planetit po rriten aq shpejt në mbarë botën sa ekspertët e Organizatës Botërore të Meteorologjisë vlerësojnë se mund të shohim një tjetër vit më të nxehtë brenda pesë vjetëve të ardhshme, duke rrezuar edhe rekordin e mëparshëm të vendosur në 2016.
Pasojat mund të jenë të ashpra për planetin, dhe shumë vendpushime jo shumë të larta skish, janë nën një kërcënim të madh për shkak të mungesës së borës, shkruan CNN.
Në Francë, ku vendpushimet e skive gjenerojnë rreth 1.6 miliardë dollarë në vit, institucioni qendror për operatorët e resorteve, Domaines Skiable de France, është zotuar të arrijë zero emetime neto të karbonit deri në vitin 2037, duke mos përfshirë emetimet e shkaktuara nga bashkitë lokale ose vizitorët.
“Është një përgjegjësi mbarëbotërore të bësh diçka”, tha Gilles Delaruelle, kreu i turizmit për Courchevel, një nga vendpushimet kryesore franceze të skive.
Resortet, që edhe vetë shkaktojnë ndotje të ambientit, gjenden kështu përpara një paradoksi për sa i takon industrisë së skive me makineritë e prodhimit të borës artificiale që përdorin karburant apo klientët që vërshojnë masivisht drejt tyre me makina.
Resortet e skive kanë ndikim të madh në përdorimin e energjisë, transportin dhe funksionimin, por nëse rregullohet sistemin energjetik përmes një kujdesi pak më të madh, atëherë, thonë ekspertët, do të zgjidhen edhe ato probleme.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA Mary Camaj në ditën e saj të diplomimit ka veshur xhubletën, duke marrë kështu pjesë në...
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë