Lajme
Ndryshimet klimatike përkeqësojnë sëmundjet neurologjike
Ndryshimet klimatike po përkeqësojnë situatën shëndetësore të atyre që vuajnë nga sëmundje neurologjike dhe psikiatrike, sipas një studimi të University College London, i cili mori në konsideratë një literaturë të gjerë mbi klimën dhe sëmundjet e trurit të prodhuar gjatë 55 vjetëve të fundit, shkruan focus.it.
Pas një rishikimi të 332 artikujve shkencorë të botuar në mbarë botën midis viteve 1968 dhe 2023, shkencëtarët kanë vërtetuar se efektet e mundshme të krizës klimatike në patologjitë që prekin trurin, si ato të sistemit nervor ashtu edhe të kushteve psikiatrike po shfaqen në mënyrë thelbësore.
Në veçanti, disa sëmundje neurologjike, si goditjet në tru dhe infeksionet e sistemit nervor, do të përkeqësoheshin qartë nga ekstremet e temperaturës (temperaturat shumë të larta ose shumë të ftohta) të lidhura me ndryshimin e klimës, dhe veçanërisht nga ndryshimet e mëdha të temperaturës brenda së njëjtës ditë.
Pranimet në spitale dhe vdekshmëria për shkak të goditjes në tru janë më të larta në zonat e prekura nga valët e të nxehtit dhe temperaturat tepër të larta.
Netët shumë të nxehta përkeqësojnë edhe ndikimin e sëmundjeve neurologjike, sepse shqetësojnë gjumin, një faktor themelor mbrojtës për trurin.
Tek njerëzit me probleme psikologjike temperaturat ekstreme dhe ngjarjet ekstreme klimatike përfaqësojnë situata rreziku sepse ato imponojnë mekanizma që nuk janë gjithmonë të realizueshme në një nivel praktik dhe konjitiv.
Ky disavantazh përkeqësohet nga kushtet që lidhen me demencën si dobësia, prania e sëmundjeve të tjera dhe përdorimi i barnave që ndikojnë në funksionet mendore.
Prandaj nuk është për t’u habitur që shtrimet në spital dhe vdekshmëria tek ata me forma të demencës përkeqësohen në kushtet e ndryshimeve ekstreme të temperaturës dhe kur nxehtësia
Siç u theksua në studimet e mëparshme, kriza klimatike po ka një ndikim negativ edhe tek ata që vuajnë nga kushte të zakonshme psikiatrike, si ankthi, depresioni dhe skizofrenia
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











