Lajme
Ndotja e ajrit vret mbi 13 milionë njerëz në vit
Kriza klimatike është kërcënimi më i madh shëndetësor për njerëzimin.
Mesazhi vjen nga OBSH-ja, sipas të cilës, ndotja e ajrit vret 13 persona çdo minutë nga kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Dhe çdo vit, në mbarë botën, ka mbi 13 milionë vdekje për shkaqe mjedisore që mund të shmangen. Shifra të pamëshirshme po i afrohen Ditës Botërore të Shëndetit që festohet, si çdo vit, më 7 prill.
Për të përkujtuar përvjetorin e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila u themelua më 7 prill 1948, çdo vit zgjidhet një temë që nxjerr në pah një zonë me interes prioritar. Në mes të pandemisë, tema e zgjedhur për vitin 2022 është “Planeti ynë, shëndeti ynë”, pikërisht sepse shëndeti dhe mjedisi janë dy koncepte të pandashme.
Nëntë nga dhjetë njerëz, kujton OBSH në faqen e saj të internetit, thithin ajër të ndotur dhe 3.6 miliardë njerëz nuk kanë objekte të sigurta sanitare në nivel global, ndërsa 2 miliardë nuk kanë ujë të pijshëm të sigurt për shkak të ndotjes. Rritja e temperaturave dhe përmbytjet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike do të vënë 2 miliardë njerëz të tjerë në rrezik të infeksionit.
Faktorëve të rrezikut mjedisor të modifikueshëm iu shtohen edhe 2.6 milionë vdekje çdo vit nga sëmundjet kardiovaskulare, 1.5 milionë nga infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, 1.4 milionë nga kanceri. 40% e vdekjeve nga malaria dhe rreth 94% e atyre nga sëmundjet diarreike, dy nga 3 vrasësit kryesorë në botë, të cilat sipas OBSH-së mund të parandalohen me një politikë të duhur mjedisore./Cnn
E-Diaspora
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League Liga e Evropës do të ketë fitues shqiptar....
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024”
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen