Lajme
Ndëshkohet ‘Google’ nga Gjykata Evropiane
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se gjoba rekord e vendosur nga Brukseli ndaj “Google” duhet të ulet, por jo të hiqet.
Ndëshkimi ndaj gjigantit të teknologjisë ishte dhënë në 2018-n, pasi entet rregullatore e akuzuan atë për konkurrencë jo të ndershme për të ruajtur dominimin në treg.
Në vendimin e saj, Gjykata mbështet qëndrimin e Komisionit Evropian se “Google” vendosi kufizime të paligjshme ndaj prodhuesve të pajisjeve që përdorin “Android” dhe operatorëve të rrjeteve telefonike, në mënyrë që të ruante primatin si motor kërkimi.
Megjithatë, Gjykata me bazë në Luksemburg shtoi se arsyetimi i saj dallonte në disa aspekte nga ai i Komisionit dhe në kuadër të vendimit, ajo reduktoi lehtësisht gjobën nga 4.3 miliardë euro në 4.1 miliardë.
“Google” duhet ende t’i përgjigjet vendimit. Vitin e kaluar kompania deklaroi se vendimi i Komisionit Evropian kishte qenë i pabazë dhe pretendoi se blloku nuk po bënte të njëjtën gjë ndaj rivalit “Apple”, që promovon shërbimet e veta në telefonat celularë.
“Google” tha gjithashtu se përdoruesit e saj mund të shkarkojnë aplikacione rivale me vetëm një klikim dhe nuk janë të detyruar të përdorin produktet e saj./ Euronews
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











