Kosova
Ndërron jetë regjisori Bekim Lumi
Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një klinikë private në Prishtinë
Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Lumi që disa vite vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Madje artistët e skenës teatrore, muzikore dhe filmike organizuan edhe një fushatë për t’i ndihmuar regjisorit Lumi lidhur me shpenzimet për shërimin e tij.
Një muaj më parë, Bekim Lumi u kthye midis kolegëve duke e sjellë një shfaqje falenderuese për të gjithë ata që e ndihmuan gjatë kësaj periudhe të vështirë në jetën e tij.
“Përkushtimi im ka të bëjë me artistët që më kanë mbështetur, miqtë dhe të tjerë të njohur dhe të panjohur, studentët dhe të gjithë ata që kanë besuar”, kishte thënë Lumi për këtë shfaqje.
Klan Kosova merr vesh se regjisorit të njohur kosovar i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, andaj ai muajin e fundit, ishte shtrirë në një nga spitalet private në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i kanë ngushëlluar familjarët dhe miqtë e Bekim Lumit.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













