Lifestyle
Nderohet aktori Stan Lee
Stan Lee, njeriu që i dha formë Marvel Comics, u nderua në Hollywood, nga qindra fansa si dhe të famshëm, në një natë të veçantë.
Lee, i cili krijoi Spider-Manin, Iron Manin, Hulkun, Black Pantherin dhe shumë super-heronj të Marvel Comics, vdiq në nëntor të vitit të kaluar.
Regjisorë, artistë, aktorë dhe muzikantë treguan se sa e respektonin atë. Në ngjarje kishte edhe prani ushtarake për të bërë homazhe ndaj shërbimit të Lee, në korpusin amerikan.
Regjisori Kevin Smith e vlerësoi lart punën e Stan Lee.
“Kjo nuk do të përsëritet kurrë më. Nuk mendoj se do ta shohim ndonjëherë atë lloj krijimtarie”, tha mes tjerash Smith.
Ndërsa Joe Quesada, i cili shihet si pasardhës i Stan Lee në këtë industri, tha se ndihet i lumtur që pati rastin të bashkëpunonte me një legjendë të tillë. E, në mesin e të ftuarve ishte edhe vajza e tij.
Të ftuarit tjerë ishin Laurence Fishburne, Wesley Snipes dhe Sean Gunn, si dhe Flavor Flav dhe Black Eyed Peas. Të ardhurat nga ky organizim do të shkojnë për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë gjatë realizimit të ndonjë filmi komik.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë















