Lajme
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari
Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë dhe në St.Gallen
Pas një sulmi në zemër është ndarë nga jeta sot në Mynih të Gjermanisë Dr. Imer Hajdari. Ai ishte një mjek specialist i njohur i gjinekologjisë, i cili kishte punuar për një kohë të gjatë edhe në Zvicër.
Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë dhe në St.Gallen.
“Doktori nga Kosova që në vitin 1999 kishte hapur ordinancën e parë shqiptare në Munih të Gjermanisë. Pastaj ka vazhduar të kryejë misionin e mjekut ndërmjet Gjermanisë edhe Zvicrës”, kishte shkruar albinfo.ch në një prezantim të tij në vitin 2014.
„Nuk mund t’ua kthej shpinën 30 mijë pacientëve në Gjermani që vazhdojnë të mjekohen në ordinancën time në Munih. Natyrisht ordinanca atje funksionon me mjekë gjermanë por disa nga pacientet dëshirojnë shërbimet e mia personale mjekësore“, thotë dr.Hajdari duke bërë përpjekje në anën tjetër që të ofrojë të njëjtat shërbime mjekësore edhe për pacientët shqiptarë në Zvicër.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












