Kosova
Nagavci: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë ka vlerë jashtëzakonisht të madhe
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci, mori pjesë në konferencën “Roli i shkollës shqipe në ruajtjen e identitetit dhe emancipimit kombëtar”, e cila u mbajt në Zvicër.
Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se mësimi i gjuhës shqipe në diasporë lidhet drejtpërdrejt me të vegjlit dhe të rinjtë tanë që po rriten larg trojeve shqipfolëse, ndaj vlera e saj është jashtëzakonisht e madhe.
Nagavci vlerësoi se puna e mësimdhënësve në shtetet ku jetojnë, kontributi që japin në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe përkushtimi tyre i vazhdueshëm na jep shpresë që fëmijët tanë nuk do ta humbasin krenarinë për prejardhjen e tyre.
Nagavci foli edhe për hapat konkretë, të cilat janë marrë nga Ministria e Arsimit për intensifikimin e mësimit të gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare, për bashkëkombësit që jetojnë jashtë trojeve amtare.
Sa u përket veprimeve që janë marrë nga MASHTI, Nagavci përmendi projektin e përbashkët me Universitetin e Prishtinës, i cili synon të mbështetesë dhe të promovojë shkencat e albanistikes, me vëmendje të veçantë programet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, duke ofruar skema të mbështetjes konkrete financiare për të gjithë studiuesit dhe studentët e gjuhës shqipe.
Në këtë drejtim, ministrja Nagavci foli edhe për nënshkrimin e urdhër-vendimit për tekstin mësimor “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” për Nivelin II (klasat 4,5,6), i cili është projekt i përbashkët me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, finalizimin e tekstit të Nivelit I, i cili është finalizuar vitin e kaluar dhe shpalljen e konkursit për tekstin e Nivelit III.
Për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe misionin e rëndësishëm të mësimdhënësve shqiptarë në realizmin e këtyre synimeve ka folur kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”, Profesor Riza Demaj.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër, ministrja Nagavci mori pjesë edhe në nënshkrimin e marrëveshjes për bashkim të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ‘Naim Frashëri’ në Zvicër (LAPSH) dhe Shkollës Shqipe në Zvicër (SHSHZ).
Marrëveshja synon të rrisë numrin e nxënësve, të integrojë stafin mësimor të dyja shkollave dhe të forcojë programet arsimore në gjuhën shqipe për të gjitha nivelet.
Ky bashkim është hap i madh në përpjekjet për të avancuar arsimimin dhe ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare për diasporën shqiptare në Zvicër.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











