Muzikë
Muzika e Linda Rukajt përplotëson festivalin “Kino Kosova” në Bernë
Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për adhuruesit e muzikës dhe filmit që të shijojnë artin në një ambient të frymëzuar nga diaspora shqiptare

Kantautorja e njohur shqiptare Linda Rukaj, së bashku me kuartetin e saj të përbërë nga Armend Xhaferi, Enes Bajramliqi, dhe Enver Muhamed, performuan më 13 shtator 2024 në Festivalin e Filmit “Kino Kosova” në Bernë. Ky koncert ishte pjesë e këtij festivali që ka për qëllim promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në Zvicër, duke ofruar një platformë për artistët shqiptarë të shpalosin talentin dhe trashëgiminë e tyre kulturore.

Linda Rukaj është një artiste shumëdimensionale nga Kavaja, e njohur për praninë e saj cilësore në muzikën shqiptare dhe atë ndërkombëtare. Ajo është këngëtare, kompozitore dhe multiinstrumentaliste, me një karrierë që ka marrë hov në vitin 2011 me publikimin e albumit të saj të parë solo të titulluar “Jam”, një projekt që ajo e kompozoi dhe e ilustroi vetë. Albumi u mirëprit dhe shënoi fillimin e një rruge të suksesshme muzikore. Po atë vit, Linda u zhvendos në Paris për të vazhduar studimet në kitarën xhaz dhe kontrabas, duke u bërë kontrabasistja e parë femër e xhazit në Shqipëri – një arritje që theu barrierat gjinore në muzikën shqiptare.

Gjatë karrierës së saj, Linda ka performuar në festivale ndërkombëtare të ndryshme dhe ka qenë prezente rregullisht në disa nga sallat më të njohura të koncerteve në Paris. Muzika e saj është një përzierje e jashtëzakonshme e kompozimeve origjinale me elemente të muzikës tradicionale shqiptare, xhazit brazilian, sambës, bossa novës, si dhe këngë të ndryshme nga repertore globale. Ajo është një multiinstrumentaliste e talentuar, që luan kitarë, kontrabas, kalimbë dhe një sërë instrumentesh tradicionale shqiptare, përfshirë llahutën, çiftelinë dhe defin. Që nga viti 2020, Linda bashkëpunon me teatrin e njohur të qytetit të Parisit, duke sjellë krijimtarinë e saj unike në skenën artistike franceze.

Performanca e Lindës në Qendrën Kulturore PROGR në Bernë u mirëprit ngrohtësisht nga publiku i pranishëm, i cili vlerësoi veçanërisht repertorin e saj të pasur muzikor. Ajo solli një kombinim të veprave të saj më të njohura dhe atmosferës së veçantë të festivalit, duke përfshirë këngë të dashura si: “Fustanin që ta solla mbrëmë”, “Shëngjergjat”, “Këndo Qyqe”, “Qerraxhi”, “S’paske pas një pikë mëshire”, “Dashuro”, “O vendi im”, dhe “Trëndafilia ime”. Secila prej këtyre këngëve përfaqëson një pjesë të identitetit artistik të Lindës, duke bashkuar nostalgjinë shqiptare me tingujt modernë dhe inovativë të saj.
Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për adhuruesit e muzikës dhe filmit që të shijojnë artin në një ambient të frymëzuar nga diaspora shqiptare dhe të mbështesin artistët që vazhdojnë të kontribuojnë në pasurimin e kulturës shqiptare jashtë kufijve. Linda Rukaj, përmes muzikës së saj, jo vetëm që prezanton një ndjeshmëri të thellë artistike, por gjithashtu sjell një zë të fuqishëm për diasporën shqiptare, duke u lidhur me rrënjët dhe kulturën kombëtare përmes artit të saj.
Luljeta Ademi
© 2024 ALBINFO.CH/RROMIR IMAMI
VIDEO:
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri