Lajme
Musk i rikthehet marrëveshjes për blerjen e Twitter-it
Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar sërish mendjen rreth blerjes së Twitterit, dhe tani ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë me procedurat për blerjen e kësaj platforme të medias sociale.
Në një letër dërguar kësaj kompanie, Musk është pajtuar të paguajë çmimin që kishte ofruar disa muaj më herët, përpara se të tërhiqej nga marrëveshja.
Ky ndryshim i qëndrimit vjen vetëm disa javë para se të dyja palët pritej të përballeshin në gjykatë për këtë çështje.
Twitter, që a ka paditur miliarderin Musk për të tentuar që ta detyrojë që të vazhdojë me marrëveshjen për blerjen e kompanisë, pritej që të fitonte procesin gjyqësor.
Në letër, avokatët e Muskut, thanë se ai dëshiron që të vazhdojë me kompletimin e transaksionit, dhe ka kërkuar që t’i jepet fund betejës ligjore.
Një zëdhënës i Twitter-it tha se kompania ka pranuar letrën dhe planifikon që të mbyllë marrëveshjen me çmimin prej 54.20 dollarë për aksion, aq sa kishte ofruar Musk në muajin prill.
Ky vendim i Muskut bëri që aksionet e Twitter-it të rriteshin për më shumë se 20 për qind apo 52 dollarë për një aksion. Megjithatë, vlera e një aksioni është më e ulët sesa çmimi që Musk ka ofruar.
Kur Musk fillimisht shpalosi dëshirën e tij për ta blerë Twitter-in për 44 miliardë dollarë, ai tha se dëshironte që të hiqte llogaritë e rreme dhe ta ruante platformën si një vend për lirinë e shprehjes.
Por, miliarderi u tërhoq nga blerja e kompanisë vetëm disa javë më vonë, duke thënë se kishte shqetësime se numri i llogarive të rreme në platformë ishte më i lartë sesa Twitter kishte deklaruar.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











