Lajme
Musk hap sondazh: A duhet të kthehet Trump në Twitter?
Elon Musk, pronari i ri i Twitter, ka nisur një referendum për platformën që ka blerë kohët e fundit për të kërkuar të votojnë po ose jo për rikthimin e Donald Trump në rrjetin social nga i cili u ndalua të nesërmen e sulmit kundër Capitol Hill, më 6 janar 2021.
Musk riaktivizoi dje disa llogari, por tha se nuk e kishin aktivizuar ende atë të ish-presidentit.
Sipas kritikëve të Musk, kjo është një zgjedhje e diskutueshme dhe e rrezikshme.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse Musk do të vendosë bazuar në rezultatin e referendumit.
Ndërkohë, brenda një ore kanë votuar 2,5 milionë përdorues, transmeton ansa, përcjell albinfo.ch.
Rreth 60 për qind e tyre duan rikthimin e Trump më Twitter dhe rreth 40 për qind kanë thënë ”jo”.
Sondazhi online përfundon nesër në orën 19:00.
”Vox populi, vox Dei”, shkroi në Twitter mbrojtësi i ri i platformës, duke cituar fjalinë e traditës së lashtë mesjetare për të theksuar se opinionet dhe gjykimet popullore konsiderohen të vërteta dhe të drejta
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











