Lajme
Musk ftohet në seancë nga Parlamenti Evropian
Elon Musk është ftuar në Parlamentin Evropian për të marrë pjesë në një seancë publike në lidhje me Twitter.
“Platforma nuk duhet të bëhet ‘padashur’ një katalizator për gjuhën e urrejtjes, ndërhyrjen në zgjedhje dhe keqinformimin”, thuhet në letrën e ftesës.
Ftesa e presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, i kërkon miliarderit amerikan të dëshmojë personalisht në legjislaturën e BE-së për një shkëmbim të sinqertë të pikëpamjeve në publik.
Që nga marrja nën kontroll të Twitter, Musk është paralajmëruar shpesh nga Komisioni Evropian se platforma që ai drejton duhet të jetë në përputhje me rregulloret e ardhshme të teknologjisë së BE-së, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton, tha dje në Twitter se platformat nuk mund të vazhdojnë të kundërshtojnë politikat, pasi Musk prezantoi rregulla të paqarta për promovimin e lidhjeve me media të tjera sociale.
Qasja jokonsistente e Musk për moderimin e përmbajtjes është vënë gjithashtu nën shqyrtim.
Në letrën drejtuar Musk, presidentja Metsola thekson se Twitter ka një rol qendror në jetën demokratike në BE dhe ofron mundësinë e diskursit civil.
Akti i Shërbimeve Digjitale të BE-së (DSA) është rregullorja e fundit historike e bllokut, e cila përcakton përgjegjësitë e funksionimit për kompanitë e teknologjisë dhe internetit, që hyn në fuqi nga shkurti 2024.
Ligji i detyron kompanitë të shmangin përmbajtjet e dëmshme si, dezinformimi dhe të prezantojnë protokolle për të bllokuar përhapjen e materialeve të rrezikshme gjatë krizave, si pandemia e Covid-19.
Kompanitë duhet gjithashtu të rrisin transparencën në lidhje me ndërveprimet me përdoruesit dhe të thjeshtojnë marrëveshjet e përdoruesve. Ligji zbatohet me gjoba ose mbyllje të plotë në vendet e BE-së.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












