Lajme
MSh dhe IKShPK nuk raportojnë për rastet me COVID në komunat e banuara nga serbët
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk japin informata për rastet aktive në 12 komuna, ku kryesisht drejtohen prej serbëve në Kosovë.
Ende nuk dihet nëse këto komuna nuk i përgjigjen MSH-së dhe IKSHPK-së, por në raportin e fundit të publikuar nuk janë raportuar numrat e të infektuarve në Zveçan, Zubim Potok, Ranillug, Partesh, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Mamushë, Leposaviq, Kllokot, Junik, Shtërpcë dhe Graçanicë.
Ndërkohë, me më së shumti raste aktive me COVID-19, është sërish Prishtina, ku gjithsejt janë 4045 raste.
Përndryshe, në raportin e fundit nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës. Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258. Në total numri i rasteve aktive është 18.548”, thuhet në njoftim./KP
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












