Kosova

MPJD nuk ia aprovon kërkesën Petkoviqit për të hyrë në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb, Petar Petkoviq, për të hyrë në Republikën e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar MPJD-ja në një përgjigje për KlanKosova, përcjell Albinfo.ch.

“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb, Petar Petkoviq, për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje./Albinfo.ch