Lajme
Kryeministres së Serbisë i jepet leja për ta vizituar Kosovën
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, të hënën do të vizitojë Republikën e Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka konfirmuar se i ka dhënë leje për këtë vizitë, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë për vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, që ta vizitojë Kosovën më 5 shtator 2022”.
“Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.
Brnabiq dhe drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të qëndrojnë në Mitrovicë, Zveçan dhe Leposaviq, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











