Kosova
MPJD e Kosovës u dërgon notë verbale vendeve të BE-së
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës u ka dërguar notë verbale shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi përmes ambasadave të saj.
MPJD-ja ka bërë me dije se kjo notë verbale përmban qëndrimin e saj për zhvillimet në procesin e dialogut.
“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes ambasadave të Republikës së Kosovës ka përcjellë me notë verbale qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së për koha.net.
Nga ministra nuk japin detaje për përmbajtjen, por thonë se “korrespodencat e tilla janë komunikim standard diplomatik, përmbajtjen e të cilave nuk e komentojmë”.
Mësohet se është shprehur kundërshtim dhe kritika serioze ndaj të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas Kapiteni i Fortuna Düsseldorf U13 vazhdon të spikasë me paraqitjet e tij, ndërsa bashkëpunimi me Adidas... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35”
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













