Lajme
Momenti i përplasjes së dy helikopterëve në Australi
Katër persona kanë vdekur pas një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve pranë Seaworld në Goald Coast të Australisë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Policia e Queensland thotë se hetimet fillestare sugjerojnë se përplasja ka ndodhur teksa njëri helikopter po ngrihej dhe tjetri po zbriste.
Ata që vdiqën po udhëtonin me të njëjtin helikopter, ndërkohë që tre pasagjerë të tjerë janë në gjendje kritike.
Pesë nga gjashtë personat në aeroplanin tjetër, i cili bëri një ulje emergjente, pësuan lëndime të lehta.
Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) po heton përplasjen, e cila ndodhi rreth orës 14:00 sipas orës lokale.
Gary Worrell i Shërbimit Policor të Queensland ka konfirmuar se nga aksidenti ka pasur katër të vdekur dhe tre të lënduar.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













