Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën pjesë klientë, partnerë dhe përfaqësues të kompanisë. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe drejtuesi shqiptar Veprim Haliti, i cili udhëheq regjionet Baden/Wettingen dhe Muttenz/Kleinbasel në AMAG, shkruan albinfo.ch.
Gjatë mbrëmjes, mysafirët patën mundësinë të njihen nga afër me modelin e ri sportiv të Audi, i cili sjell kombinimin e performancës, teknologjisë dhe dizajnit modern. Audi RS5 është tashmë i disponueshëm në showroom-in e AMAG Baden edhe për një vozitje testuese.
Me rrënjë nga Lugina e Preshevës, Veprim Haliti është një nga drejtuesit shqiptarë me përgjegjësi të larta në AMAG. Ai menaxhon rreth 150 të punësuar dhe katër lokacione të mëdha të grupit, duke ushtruar funksionin e zëvendësdrejtorit të rrjetit të AMAG në Veri-Perëndim të Zvicrës.
Lexoni po ashtu:
https://www.albinfo.ch/mobiliteti-i-se-ardhmes-pergjegjesi-dhe-inovacion-ne-amag-group-ag/