Jeta në Zvicër
Mobilizimi i madh kundër, vendimtar për humbjen e “Iniciativës…”
Vendimtare për Jo-në e vendosur kundër SVP-së kësaj here ka qenë mobilizimi i shtresave të gjera të votuesve që kësaj radhe është realizuar me sukses dhe ky mobilizim ka qenë më i dukshëm te kundërshtarët e iniciativës
Me 58.9% kundër, “iniciativa…” ka përjetuar humbje më të thellë se që kanë pritur edhe optimistët. Vetëm 6 kantone, kryesisht të vogla, kanë votuar në favor të saj dhe me diferencë jo të madhe me kundërshtarët.
Sidoqoftë, 1.967.000 zviceranë kanë votuar kundër dhe 1.375.000 pro iniciativës, me një pjesëmarrje prej 63.4%, siç tregojnë rezultatet përfundimtare.
Përqindja më e lartë e kundërshtimit të saj është arritur në kantonin Baselstadt (qyteti kanton, Bazeli), ku 70.2% të pjesëmarrësve kanë votuar kundër. Pastaj vjen kantoni Vaud me 66.6% dhe kantoni i Cyrihut, me 65% kundër.
Përveç pesë kantoneve të vogla malore të Zvicrës qendrore, pro iniciativës ka votuar me shumicë edhe kantoni italishtfolës, Tesina (Ticino), ku madje përqindja e mbështetësve të iniciativës, me 59.4% ka qenë më e larta në gjithë Zvicrën.
Vendimtare për Jo-në e vendosur kundër SVP-së kësaj here ka qenë mobilizimi i shtresave të gjera të votuesve që kësaj radhe është realizuar me sukses, ka thënë Claude Longchamp, ekspert i lëmisë. Dhe ky mobilizim kësaj radhe, sidomos gjatë dy muajve të fundit ka qenë më i dukshëm te kundërshtarët se sa te mbështetësit e iniciativës.
Humbja e “Iniciativës…” gjegjësisht fitorja bindëse e kundërshtarëve të saj ka ngjallur shpresa te pjesa liberale e shoqërisë zvicerane se Zvicra megjithatë do të frymojë në përputhje me vlerat liberale që e karakterizojnë frymën që mbizotëron në Evropë. Këtë shpresë e kanë deklaruar edhe politikanë nga vendet fqinje, si ministri gjerman i drejtësisë, Heiko Mass, politikani gjerman, zëdhënës i të gjelbërve të Parlamentit Evropian Sven Giegold etj.
Mass në një reagim të shkurtë ka thënë se “zviceranët kanë treguar në mënyrë mbresëlënëse, se ka një dallim në mes të parollave të kafeneve dhe mendimit të popullit”.
Ndërsa sipas Giegold :”Sot Evropa mund të mësojë nga Zvicra: Aleanca e gjerë e ka demaskuar sulmin nga e djathta dhe është mbrojtur”
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












