Lajme
Mjeku tregon gjendjen e fëmijëve të çiftit mërgimtar që vdiq në aksidentin në Podujevë
Mosha e fëmijëve është 4 dhe 5 vjeç.
Viktimat janë çifti Sh.S 36 vjeç dhe M. S 35 vjeçe, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy fëmijët e tyre.
Ata po ktheheshin nga Sllovenia në Kosovë për pushime me një makinë me targa të huaja, ku më pas janë përplasur me autobusin.
Pas aksidentit, nga Emergjenca e Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës kanë dhënë detaje për gjendjen e dy fëmijëve që mbetën të lënduar nga aksidenti në Podujevë, ku vdiqën dy persona, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, është shprehur se gjendja e tyre është stabile aktualisht, por se kanë lëndime të rënda.
Ai ka treguar se mosha e fëmijëve është 4 dhe 5 vjeç.
“Që të dy janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Janë kryer disa ekzaminime mjekësore, të cilat kanë qenë të nevojshme dhe për momentin gjendja e tyre është stabile, mirëpo kanë lëndime të rënda”, tha Syla.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











