Lajme
Mjekja shqiptare që la Kosovën: Pagat në Gjermani janë dhjetëfishi i rrogës së 600 eurove
Shumë mjekë kosovarë po lënë vendlindjen për vende pune në Gjermani dhe shtete të tjera. I njëjti rast është edhe me neurologen Valdete Halabaku, e cila ka braktisur Kosovën për një jetë më të mirë, përcjell albinfo.ch.
Ajo thotë se nuk e ka pasur të lehtë ta lëshojë vendin, por që, sipas saj, në Kosovë specialistët pas gjithë atij shkollimi trajtohen pa dinjitet.
“Kam përfunduar specializimin dhe tashmë jam zëvendësshefe në një klinikë të madhe të neurologjisë. Kur arrin në një pozitë të tillë, edhe paga është e madhe”, tha ajo në Kanal 10.
Ajo ka thënë se pagat në Gjermani jetë të pakrahasueshme me Kosovën.
“Po më vjen keq që më duhet të flas për këto shifra. Nuk mund të krahasohet paga 600 euro që merr në Kosovë, me dhjetëfishin e saj që marrim në Gjermani. Pra 600 me 6,000 janë të pakrahasueshme”.
Ajo ka thënë se në Gjermani sigurisht se shpenzimet janë më të larta, por ka një siguri edhe për fëmijët.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











