Lajme
Ministrja austriake me pllakate shqip dhe serbisht kundër eksodit kosovar
"Kontrabandistët gënjejnë! Në Austri nuk ka azil për shkaqe ekonomike". Ky tekst i shkruar në gjuhën shqipe dhe serbe do të shpërndahet si pllakat dhe nëpër gazetat kosovare
Vala e refugjatëve kosovarë që po ia mësyn kryesisht Gjermanisë dhe Austrisë ka mobilizuar institucionet përkatëse të dy vendeve të përmendura dhe më gjerë për të ndalur këtë, siç e quajnë “ortek” kosovarësh. Në veçanti e mobilizuar duket ministrja e brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner.
Me disa deklarata të njëpasnjëshme aj ka ngritur lart zërin kundër eksodit dhe ka alarmuar për domosdonë e shkurtimit të procedurave për dëbimin e refugjatëve kosovarë. Ditë më parë ajo ishte edhe në Kosovë për vizite, ku përsëriti porositë e saj që kosovarët të mos nisen fare për në Austri pasi që nuk kanë asnjë shans për të fituar azilin.
Masa më e re që ministrja austriake e ka marrë është një parullë, e cila me përmbajtje e saj do të duhej të frikësonte kosovarët, duke i dekurajuar nga mendimi për të ikur.
“Kontrabandistët gënjejnë! Në Austri nuk ka azil për shkaqe ekonomike”. Ky tekst duhet që, pasi të shkruhet në gjuhën shqipe dhe serbe, të shpërndahet në formë pllakati dhe nëpër gazeta. Ministrja Leitner mendon që me këtë masë ta frenojë eksodin masiv të kosovarëve nga vendi i tyre drejt vendeve të BE-së dhe rrjedhimisht drejt Austrisë.
Kosova dhe Austria kanë një objektiv të përbashkët, të stopojnë emigracionin masiv- Ministri i brendshëm kosovar na ka ofruar ndihmë në këtë drejtim”, ka thënë ministrja.
Pjesë e pakos së masave të Mikl-Leitner, krahas pllakateve është procedura e shpejtuar e përpunimit të kërkesave të azilit për kosovarët.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











