Kosova
Ministria e Shëndetësisë nis fushatën ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit
Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës sot është mbajtur konferencë lidhur me hapjen e fushatës për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, nën moton “Zbulimi i hershëm-shpëton jetë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se çdo e 8-ta grua mund të preket nga kanceri i gjirit, përcjell albinfo.ch.
“Me hapjen e kësaj fushate, u bëjmë thirrje vajzave dhe grave që të kujdesen për veten, duke u kontrolluar edhe kur nuk kanë shqetësim. Me vendosmërinë tonë për të siguruar barnat, kemi rritur ndjeshëm buxhetin për barna. Kosova sot ka dy pajisjet e teknologjisë së fundit për radioterapi”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kjo ministri ka miratuar dhe kanë në zbatim Planin e ri të Veprimit për Edukim dhe Promovim Shëndetësor (2023-2025), përmes të cilit synojnë përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës, ku rëndësi i jepet edhe ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
“Qeveria jonë e ka ngritur buxhetin në 300 milionë për sivjet; duke bërë përmirësime në shërbimet onkologjike përmes sigurimit të akcelaratorit të ri linear dhe fuqizimin edhe të shërbimeve të tjera, para së gjithash atyre diagnostike me mamograf të ri, detektimin e kancerit të gjirit dhe rezonancë magnetike për patologjitë e tjera malinje”, deklaroi ai.
Drejtori i Institutit Kombëtar, Naser Ramadani, u shpreh se sipas të dhënave të mbledhura në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 547 raste të reja me kancer të gjirit (543 gra dhe 4 burra).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










