Kosova
Ministri serb në Qeverinë e Kosovës thotë se është më i sigurt në Kosovë se në Serbi
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, në një intervistë për media boshnjake thotë se ai dhe familje e tij ndjehen më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi.
“Unë si serb dhe familja ime serbe ndihem më i sigurt në Kosovë sesa në Serbi”, tha Rashiq, përcjelll albinfo.ch.
Ai e ka cituar edhe politikanin serb, Oliver Ivanoviq, i cili u vra në veriun e Mitrovicës më 6 janar 2018.
Ivanoviq kishte thënë se “Serbët në veri të Kosovës nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët. Ata kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”, shkruan Klankosova.
Këto deklarime të Rashiqit vijnë një javë pasi në fshatin Banjskë të Zveçanit u krye sulm terrorist mbi policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










