Ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme Michael Roth (SPD) ka dhënë një intervistë inkuruajuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë në konservatoren gjermane “Die Welt”
“Fillimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë do ishte një sinjal inkurajues për banorët e këtyre vendeve, mbi të gjitha për të rinjtë,” tha politikani i majtë Roth, përcjell albinfo.ch.
Por ai ka shtuar se “procesi i anëtarësimit është më i gjatë sesa përmbyllja e disa kushteve.”
Shumë probleme në BE mund të zgjidhen në bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor si siguria e kufijve të jashtëm dhe kriza me refugjatët.