Kosova
Mini-Shengeni Ballkanik, i dëmshëm për Kosovën
“Arritja e një mini-Shengeni është më së paku në interes të Kosovës, si në aspektin politik, por edhe ashtu në aspektin ekonomik"
Mini-Shengeni Ballkanik nuk po pritet mirë nga përfaqësuesit e Kosovës. Marrëveshja për të po vlerësohet se është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe të dëmshme në aspektin ekonomik, si dhe atë politik.
Kështu thonë njohës të fushës ekonomike dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Skender Krasniqi, kryetari i Odës së Afarizmit, ka thënë se arritja e një mini-Shengeni është më së paku në interesin e Kosovës. Ai i ka bërë thirrje qeverisë së ardhshme që t’i rishikojnë gjitha marrëveshjet e CEFT-as dhe të MSA-së, pasi e kanë dëmtuar dhe shkatërruar prodhimin vendor dhe nuk kanë ndikuar në rritjen e eksportit.
“Arritja e një mini-Shengeni është më së paku në interes të Kosovës, si në aspektin politik, por edhe ashtu në aspektin ekonomik është më i dëmshëm. Nga përvoja që e kemi me marrëveshjen e CEFT-as, por edhe MSA-së, Kosova nuk ka përfituar asgjë nga këto marrëveshje. Përkundrazi Kosova ka pësuar dëme të jashtëzakonshme nga këto marrëveshje… Përfitues do të jetë shteti serb, do të jenë shtetet e rajonit dhe humbëse edhe një herë do të jetë Republika e Kosovës. Nuk është interesë i yni si shtet, të bëjmë këso lloj marrëveshje. I bëjmë thirrje Qeverisë në ardhje, kushdo që vjen që me urgjencë të shikojë ri negocimin e këtyre marrëveshjeve. Janë marrëveshje që e kanë dëmtuar dhe shkatërruar prodhimin vendor dhe nuk kanë ndikuar në rritjen e eksportit, punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve tonë”, thotë ai
Nga ana tjetër Mustafë Kadriaj, njohës i çështjeve ekonomike tha se ky mini-Shengen është i dëmshëm për Kosovën dhe do të ishte i papërballueshëm, pasi Kosova nuk ka ekonomi vendore dhe prodhim vendor për të eksportuar në shtetet tjera rajonale.
“Kjo vetëm çka do të bëjë dëme, gjithë këto shtete dhe BE tenton që këto shtete të aderojnë në BE, e jo në këso minishegene. Derisa nuk kemi një kontroll nga BE-ja, ne jemi shtete shumë të brishta që nuk e kemi një të kaluar të largët të konfliktit që e kemi pasur në vitet e 90-ta… për fat jo të mirë, ne nuk kemi krijuar ekonomi vendore, prodhim vendor, por ne sillemi vetëm si shtet që importohemi dhe një vend tranzit edhe nga ana e mallrave”, thotë Kadriaj.
Ndërsa, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje thonë se kjo tentativë është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe nuk do të mbështesin.
Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Albulena Haxhiu adresoi kritika ndaj qeverisjes në Shqipëri, pasi sipas saj ajo nuk po e sheh dhe nuk po e trajton në mënyrën si është ky shtet, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike















