Mimoza Kusari-Lila, femra më e votuar në zgjedhjet e funditPrishtinë, 21 janar – Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila është femra më e votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Në zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe rivotimet e pjesërishme më 9 janar, ajo ka grumbulluar 18 720 vota.Në një listë jozyrtare të siguruar nga Koha Ditore, shkruan sot se Kusari-Lila rezulton të ketë fituar afro shtatë mijë vota më shumë se sa zëvendësministrja në largim, Vlora Çitaku nga PDK, që ka fituar 11 831 vota. Ndërsa, sipas kësaj liste, më i votuari i ARK-së del të jetë kryetari i saj, Behgjet Pacolli me 27 375 vota, pas të cilit radhitet Ferid Agani, kryetari i Partisë së Drejtësisë, e cila ka lidhur koalicion parazgjedhor me AKR-në. Agani ka gjithsej 23 707 vota. Kusari-Lila është e treta me radhë në këtë listë, ndërsa pas saj vjen kryetari i Partisë Socialdemokrate, Agim Çeku me 13 098 vota, po ashtu ishte në listën e përbashkët me AKR-në. Muhamet Mustafa, përfaqësues i Grupit E15, që po ashtu u bë pjesë e koalicionit parazgjedhor me AKR-në, ka fituar 10 160 vota, i pasuar nga Ibrahim Makolli, nënkryetar i AKR-së, i cili ka marrë 6 484 vota.Femra e dytë më e votuar në AKR është ish-kryetarja e Komisionit parlamentar për ekonomi, Myzejene Selmani, me 2 058 vota, pas së cilës vjen Sevdije Lama me 1 834 vota.AKR-ja ka fituar 7.3 për qind të votave në këto zgjedhje, nga të cilat tetë ose nëntë ulëse në Kuvend. Bazuar në këtë rezultat në Kuvend, si deputetë nga radhët e kësaj partie dhe koalicionit, do të mund të ulen Pacolli, nëse nuk merr ndonjë post politik, Ferid Agani, Mimoza Kusari-Lila, Agim Çeku, Muhamet Mustafa, Myzejene Selmani, Ibrahim Makolli, Amir Ahmeti I Partisë së Drejtësisë dhe, ndoshta, edhe Sevdije Lama.Por, asnjëri nga ish-deputetët e tjerë të kësaj partie, përfshirë edhe Ibrahim Gashin, ish-anëtar i Kryesisë së Kuvendit dhe anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, nuk kanë arritur të mbledhin as mbi pesë mijë vota nga të gjitha rajonet e Kosovës, për këto zgjedhje. Gashi ka marrë vetëm 2 417 vota në këto zgjedhje.Ndërsa, rivotimi në Mitrovicë, këtë të diele, pak se pritet të ndryshojë rezultatet në koalicionin Kosova e Re, e përbërë ngë AKR dhe shtatë subjekte të tjera politike.
Mimoza Kusari-Lila, femra më e votuar në zgjedhjet e fundit
0 Likes
0 Share
OVL-UÇK reagon për Ligjin për Specialen: Kërkon miratimin pa vonesa, paralajmëron protesta
Presidentja Shiroka Pula e kthen në rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara
Merz: BE-ja duhet të vazhdojë zgjerimin
Kandidatura e Amina Nurajt zgjeron përfaqësimin e “Koalicionit Shqiptar” përtej Luginës së Preshevës
Lugina e Preshevës tri ditë para zgjedhjeve, mbi 300 vëzhgues të OSBE-së në terren
Kosovë: Mediat raportojnë që Presidentja pritet t’ia kthejë Kuvendit Ligjin për Dhomat e Specializuara
Kosova dhe Zvicra synojnë thellimin e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë
Presidentja e Kosovës fton shqiptarët e Luginës së Preshevës të votojnë masivisht më 25 tetor
Veturat elektrike i kursejnë Evropës gati 2 miliardë euro nga importi i naftës
Ndërprerje e sistemit informativ në spitalet e Bernës, puna vazhdoi me letër dhe laps
Mijëra studentë dhe pedagogë protestojnë në Austri kundër shkurtimeve të buxhetit për universitetet