Jeta në Zvicër
Miliarderi zviceran dënohet me 310 mijë franga për shkak të tejkalimit të shpejtësisë
Bertarelli u gjobit me 10,000 franga, plus një dënim ditor prej 3,000 franga për njëqind ditë
Miliarderi zviceran, Ernesto Bertarelli është gjobitur me 310,000 franga zvicerane apo 320,000 dollarë amerikanë, pasi është kapur duke vozitur 88 km në orë në një zonë 50, raportojnë mediat lokale, shkruan “www.rt.com”.
Më 6 dhjetor 2016, Ernesto Bertarelli u kap duke vozitur 88 kilometra në orë në Crans-près-Céligny, në veri të Gjenevës, Zvicër.
Bertarelli u gjobit me 10,000 franga, plus një dënim ditor prej 3,000 franga për njëqind ditë, njoftoi të hënën “20min”.
Gjoba u llogarit në bazë të pasurisë së tij, e cila vlerësohet nga disa burime deri në 16 miliardë dollarë.
Zvicra nuk është i vetmi vend në Evropë, që shqipton tiketat e dënimit në bazë të të ardhurave.
Në Finlandë, për shembull, një ekzekutive e Nokia-s u gjobit me 103,000 dollarë pasi ishte duke vozitur 45 km në orë në një zonë 30, me motoçikletën e tij në vitin 2002.
Në vitin 2015 biznesmeni, Reima Kuisla, u gjobit 54,000 euro pasi kishte vozitur 65 km në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












