Lajme
Mijëra franga janë mbledhur për dy ditë nga diaspora në Cyrih
Diaspora nga Cyrihu i Zvicrës ka mbledhur 17 mijë franga donacione për shqiptarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri
Edhe një javë pas tërmetit në Shqipëri, ndihmat nga mërgimtarët në Zvicër nuk kanë të ndalur. Afaristi nga Zvicra, Qahil Emini, ka krijuar një grup të hapur në Whatsapp për të mbledhur donacione për shqiptarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Për dy ditë, afaristit nga Zvicra i janë përgjigjur shumica e shokëve dhe miqve, ku edhe janë grumbulluar rreth 17 mijë franga.
Tashmë donacioni është relaizuar nëpërmjet bankës në njërën nga kontot e Fonfacionit «Firdeus» të Imamit Elvis Naçi në Shqipëri.
Nuk janë vetëm ky grup i shqiptarëve të Cyrihut që kanë grumbulluar donacione në nisma të këtilla solidare për të lehtësuar disi dhimbjen e familjeve që humbën të dashurit e tyre nën rrënoja e tërmetit më 26 tetor 2019.
Edhe diskoteka e njohur „Rinora4″ e Cyrihut ka mbledhur donacione nga të hyrat në këtë fundjavë. Në rrjetet sociale menagjerët e kësaj diskoteke kanë bërë të ditur se kanë dedikuar 15.875.00 franga për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.
https://www.instagram.com/p/B5k74k0HFnU
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













