E-Diaspora
Meta takon bashkatdhetarët në New York
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në meshën e mbajtur në kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York.
Meta përshëndeti bashkatdhetarët e shumtë, duke u shprehur mirënjohje për gjithçka që shqiptarët në Amerikë kanë bërë në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, përcjell albinfo.ch.
“Ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që ju bëni duke i bashkuar të gjithë shqiptarët në SHBA. Të forcojmë identitetin kombëtar, bashkëpunimin e tolerancën ndaj njëri-tjetrit. Bashkëpunim për qëllimet më të larta që i shërbejnë vendit tonë dhe kombit tonë. Nder dhe privilegj të takoja në Vatikan Atin e Shenjtë Papa Françesku. Kënaqësi e jashtëzakonshme, për të dëgjuar lutjet e bekimet e tij për kombin tonë. Porosia e Atit të Shenjtë për të forcuar harmoninë tonë ndërfetare. Porosia e Papës ishte që të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Evropës. Bekimet e lutjet e tij për kombin tonë të na japin sa më shumë forcë, dashuri e bashkëpunim me njëri-tjetrin”.
Duke folur për vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, Meta tha se falë kësaj figure ne ekzistojmë si komb.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












