Lajme
Meta pritet ta bëjë bashkë platformën Messenger me Facebook
Platforma për komunikim Messenger do të ribashkohet së shpejti me aplikacionin Facebook.
Meta njoftoi zyrtarisht se po kryen një test që shton Messengerin përsëri te aplikacioni Facebook, transmeton Telegrafi.
“Do të na shihni ta zgjerojmë këtë testim së shpejti”, shkruan udhëheqësi i Facebook, Tom Alison, në postim.
Facebook dhe Messenger u ndanë për nga funksioni në vitin 2014, ku CEO, Mark Zuckerberg, deklaroi në atë kohë se ta kesh Messengerin si aplikacion të veçantë lejon “një përvojë më të mirë”.
Tani, Meta po e kthen atë ndryshim dhe nuk është aq e papritur. Qershorin e kaluar, Alex Heath i The Verge raportoi për planet e Meta-s për të rikthyer përfundimisht Messenger në Facebook, ndërsa konsulenti i mediave sociale, Matt Navarra, gjithashtu pa Metën duke testuar funksionin dhjetorin e kaluar.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











