Lajme
Meta mbyll 3.7 milionë llogari dhe faqe të lidhura me mashtrimet online në Singapor
Meta ka hequr ose ka ndërmarrë masa ndaj më shumë se 3.7 milionë llogarive, faqeve dhe përmbajtjeve të lidhura me mashtrimet online në Singapor që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet policore.
Gjatë periudhës janar–qershor, kompania Meta ka hequr nga Facebook dhe Instagram më shumë se 113 mijë llogari dhe faqe të lidhura me mashtrime dhe skema abuzive, bëri të ditur gjiganti i rrjeteve sociale të mërkurën.
Vetëm gjatë muajit qershor, Meta ndërmori masa ndaj më shumë se 33,600 llogarive dhe faqeve të lidhura me mashtrime, veçanërisht atyre që kishin të bënin me shitjen e udhëtimeve.
Ndërsa në korrik, kompania ndërhyri ndaj më shumë se 3.6 milionë llogarive dhe faqeve. Shumica dërrmuese e tyre ishin profile dhe faqe joaktive, të përshkruara si “guaska bosh”, pa përmbajtje dhe aktivitet, të cilat mund të bliheshin nga mashtruesit për t’i përdorur në aktivitetet e tyre të ardhshme.
Meta nuk publikoi shifra krahasuese për periudhat e mëparshme.
Singapori, shtet-qytet ishullor në jug të Malajzisë, ka një popullsi prej rreth gjashtë milionë banorësh.
“Përdorim masiv i inteligjencës artificiale”
Sipas Metës, policia e Singaporit ka ndihmuar hetuesit e kompanisë që të “identifikojnë dhe çmontojnë ekosisteme të tëra mashtruesish”, falë shkëmbimit të informacionit që është vendosur prej dy vitesh.
“Mashtruesit mbështeten në faktin se asnjë organizatë nuk ka një pamje të plotë të situatës. Ajo që kemi ndërtuar së bashku me policinë e Singaporit e ndryshon këtë”, deklaroi një zyrtar lokal i kompanisë.
Ai shtoi se aftësia e Metës për të vepruar në një shkallë të gjerë mundëson çmontimin e këtyre rrjeteve përpara se ato të prekin një numër më të madh njerëzish.
Clara Koh, drejtoreshë e politikave publike të Metës për Azinë Juglindore, tha se mashtruesit po veprojnë tashmë në përmasa të mëdha dhe po përdorin inteligjencën artificiale “për të prodhuar në masë profile të rreme”, për të krijuar imazhe të manipuluara dhe për të gjeneruar kode keqdashëse.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











