Lajme
Mërgimtari: Të nisë mësimi, i paguaj 100 € për të gjithë mësuesit e fshatit tim

Hamdi Krasniqi, mërgimtari ynë në Austri, është shprehur i zhgënjyer me mosnisjen e mësimit në Republikën e Kosovës. Pas këtij kaosi disajavor, ai ka shprehur një lutje për mësimdhënësit e fshatit të tij, Përçev të Klinës.
“…shprehim gatishmërinë që kërkesën tuaj drejtuar qeverisë për 100 €, ne si Familje jemi në gjendje që SHUMËN E 100 € TA KOMPENZOJMË NGA BUXHETI YNË FAMILJAR për të gjithë mësuesit e shkollës së fshatit tonë, në PËRÇEV të Klinës”, ka shkruar ai në Facebook. Postimi i origjinal:
Apel për mësimëdhënsit e fshatit tim Përqevë.
Unë Hamdi Krasniqi, prind i 3 fëmijë, i cili jetoj në Wjenë të Austrisë, dua t’u drejtohem ish-mësueve të mi të fshtatit dhe atyre që jan tani në shkollën tonë, pasi që këshillat dhe apelet në drejtim të qeverisë aktuale si po shihet janë të kota.
Duke qenë prind, por edhe kryemiljar, në këto kushte të vështira tani ekonomike të krijuar nga faktori i jashtëm dhe i brendshëm (Qeveri) në të cilë n jetoni në Kosovë, kërkesa juaj minimale për 100 € është e drejtë dhe e qëlluar. Ju jeni ata të cilët e keni shkolluar dhe po ashtu e keni ngritur këtë klasë politike, e cila ju udhëheq, ju fyen, ju denigron dhe nuk do as të bisedojë me ju sot. Premtimet e tyre paraelektorale dhe përkrah juve në protestat dhe kërkesat e juave të mëhershme siq po shifet ishin vetëm një nga mashtrimet e tyre për të ardhur në pushtet. Por, ne bashkëfshatarët e mi dhe gjithë shqiptarët kudo që jemi, kem ditur të organizohemi edhe në kushte okupimi duke vetëfinancuar arsimin tonë për hirë të qështjeve madhore.Për këtë arsye unë Hamdi Halim Krasniqi nga PËRÇEVA me vullnetin timë dhe të familjes për hirë të Fëmijëve shprehim gadishmërin që kërkesen tuaj drejtuar qeverisë për 100€, ne si Familje jem në gjendje që SHUMËN E 100€ TA KOMPENZOJMË NGA BUGJETI YNË FAMILJAR për gjithë mësuesit e shkollës së fshatit tonë në PËRÇEV të Klinës derisa tē gjindet një zgjidhje e përgjithëshme në nivel të Kosoves, në mënyrë që mësimi të filloj sa më shpejt të jet e mundur. Po ashtu njëherit ftojë të gjithë bashkatëdhetarët kudo që gjinden dhe njerëzit e vullnetit të mirë në Kosovë në mundësit e tyre ekonomike të bëjnë gjestin e njejtë deri në arritjen e një marrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe SHBASHK-ut.
Për hirë të Femijëve, për hirë të Kosovës.
Hamdi Halim Krasniqi
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri Një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përfshi nga flakët të shtunën në orët e...
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime