E-Diaspora
Mërgimtarët nuk po i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe
“Duke parë këtë rrezik ngritim zërin dhe ju ftojmë që së bashku, shoqata e biznese, të bëhemi një, ngaqë një atdhe, një gjuhë e flamur kemi”, thuhet në njoftimin e Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari
Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari shpreh shqetësimin për injorimin e mërgatës shqiptare për të dërguar fëmijët e tyre që të mësojnë në gjuhën shqipe, me pretekstin se gjuha shqipe është pengesë për të arritur njohuri në gjuhën vendase, shkruan albinfo.ch.
Me anë të një komunikate, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, kërkon nga mërgata shqiptare në Gjermani, përfshirë edhe shoqata dhe biznese që të ngrenë zërin kundër kësaj dukurie, pasi fëmijët e mërgimtarëve nuk duhet të harrojnë gjuhën shqipe, identitetin dhe kulturën kombëtare-shqiptare.
“Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, krahas përpjekjeve për ngritjen e vetëdijesimit të mërgatës sonë shqiptare, që pa fajin e tyre iu janë dhënë botës si zogj shtegtarë, për dërgimin e fëmijëve në mësimin e gjuhës shqipe, vazhdon të jetë këmbëngulës, së bashku me bashkatdhetarë në rrugën e dritës, të rilindësve, për gjuhën shqipe. Gjuhë, e cila për fat të keq, te fëmijët tanë mërgimtarë, ka filluar të zbehet dhe padashje po injorohet me konstatime të gabuara, kinse gjuha shqipe është pengesë për të arritur njohuri në gjuhën vendase, mbase ca bashkëkombës, shkojnë edhe më tutje, duke thënë: Fëmijëve tanë nuk iu duhet gjuha shqipe, ngaqë ne jetojmë në dhe të huaj! Ndërsa, të tjerët, thonë: Fëmija im nuk ka kohë, për të humbur, për ta mësuar gjuhën shqipe, ka mjaftë mësime tjera dhe aktivitete të lira!”, thuhet në komunikatë, njofton Mustafë Krasniqi.
“Duke parë këtë rrezik ngritim zërin dhe ju ftojmë që së bashku, shoqata e biznese, të bëhemi një, ngaqë një atdhe, një gjuhë e flamur kemi. Të gjithë për rrugën e dritës, gjuhën e ëmbël ta mësojmë, gjuhën shqipe. Të mos biem pre e hijeve të mekura, të bëhemi lajm i mirë, që edhe fëmija ynë mërgimtar ta flasë gjuhën shqipe, ta njohë identitetin, e kulturën kombëtare-shqiptare”, thuhet më tutje në njoftim.
Mesazhi është i qartë. “Pra, koha është për rikthimin te shkronjat e shqipes, këngëtimi i saj te fëmijët mërgimtarë, të mos e lëmë pengë porosinë e rilindësve tanë, të mos e injorojmë gjuhën tonë, kontributin e dhënë, të patriotëve shqiptarë për shenjtërimin, gjuhën shqipe!”.
Shoqata kërkon që edhe Prishtina e Tirana të bëjnë më shumë në këtë çështje.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












