Lajme
Mërgimtarët nga Zvicra “vërshojnë” në aeroportin e Prishtinës
Nisin pushimet në Zvicër, mërgimtarët drejt vendlindjes
Nga dita e shtunë e javës që shkoi e deri më sot shumë aeroplanë me udhëtarë kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” vetëm nga Zvicra, shkruan albinfo.ch.
Sot dhe deri në orët e para të mesnatës pritet të vijnë edhe 17 të tjerë nga vende të ndryshme, me shumicë nga Zvicra.
Në këtë fundjavë, më 15 korrik, me Cyrihun dhe Aargaun përfundimisht në të gjitha kantonet e Zvicrës kanë filluar pushimet verore të shkollave. Prandaj numri i ardhjeve të mërgimtarëve drejt vendlindjes është rritur me të madhe.
Nga ardhjet e aeroplanëve drejt Kosovës bëhet e ditur se me së shumti udhëtarë kanë ardhur nga Zvicra dhe në muajin gusht pritet të ketë më shumë nga Gjermania, shkruan tutje albinfo.ch.
Ardhjet e mërgimtarëve po rriten çdoherë e më shumë në aeroportin “Adem Jashari”.
Nga janari deri në qershor të vitit 2022 kanë udhëtuar 1.326.132 udhëtarë përmes aeroportit “Adem Jashari” dhe në total gjatë këtyre gjashtë muajve ka pasur 9828 fluturime nga Prishtina, bën të ditur Zyra për Informim nga aeroporti i Prishtinës, për albinfo.ch.
Referuar statistikave, në vitin 2022 kemi një rritje prej 83.86% më shumë të ardhjeve të bashkatdhetarëve, krahasuar me vitin 2021 në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ndërsa sa u përket fluturimeve, viti 2022 ka një rritje prej 62.5% më shumë se sa në vitin 2021, shkruan albinfo.ch.
Ndërsa viti 2021 pati rekord ardhjeje nga Zvicra, me 818,190 pasagjerë. Ndërkohë që viti 2022 pritet rekord në mbi 1 milion pasagjerë vetëm nga aeroportet e Zvicrës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat










