Kosova
Merdari mbetet i mbyllur për qarkullim
Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Merdar vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim që nga 27 dhjetori
Raportohet se në anën serbe të Merdarit, sipas autoriteteve të Kosovës, janë vendosur barrikada për rreth dy kilometra, përcjell albinfo.ch.
Mbrëmjen e 27 dhjetorit, Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se “grupet kriminale serbe” bllokuan kufirin në Merdar dhe ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të diasporës që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për të arritur në Kosovë. Rruga Prishtinë-Nish, që kalon përmes Merdarit, përdoret për qarkullim nga diaspora e Kosovës, por edhe nga serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër.
Për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë, autoritetet në Kosovë, që nga 10 dhjetori janë mbyllur përkohësisht edhe dy pika të tjera kufitare me Serbinë, atë në Jarinjë dhe Bërnjak. Grupe të serbëve lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.
Dejan Pantiq, sipas autoriteteve, dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Që prej kur janë vendosur barrikadat 19 ditë më parë, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.
Cak i sulmeve kanë qenë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), patrulla të KFOR-it dhe gazetarët. Qeveria e Kosovës tha të hënën se është në komunikim të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe po pret që ata të veprojnë, duke theksuar që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat.
Ndryshe, përveç pikëkalimeve kufitare të Merdarit, Jarinjës dhe Bërnjakut – që aktualisht janë të mbyllura – Kosova dhe Serbia kanë edhe tri pika të tjera kufitare: Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë. Pritja për hyrje dhe dalje në këto pika kufitare, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, është nga 3 deri në 15 minuta.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












