Shkurt.ch
Mendime të ndara për integrimin e të huajve në polici
Kantonet në të cilat një mundësi e tillë ekziston si Gjeneva, Jura, Neuchatel-i, Baselstadt-i dhe Schwyz-i tregojnë për përvoja të mira në këtë drejtim
Ideja e shefit të policisë së Cyrihut, Richard Wolf që në policinë e komunës së tij të pranohen edhe të huajt, pa shtetësi të Zvicës ka ngjallur reagime të shumta, si në qarqet politike ashtu dhe në vetë policinë. Një shumicë e politikanëve dhe përgjegjësve të policisë janë shprehur menjëherë kundër kësaj ideje.
Madje edhe një sondazh që ka kryer portali 20minuten.ch ka nxjerrë se 72 për qind të lexuesve e kundërshtojnë mundësinë që njerëzit me pasaporta të huaja, edhe pse me qëndrim të gjatë në Zvicër, të punojnë në policinë e këtushme.
Nga ana tjetër, kantonet në të cilat një mundësi e tillë tashmë ekziston si Gjeneva, Jura, Neuchatel-i, Baselstadt-i dhe Schwyz-i tregojnë vetëm për përvoja të mira në këtë drejtim.
“Ne kemi bërë përvoja shumë të mira. Kemi reagime vetëm pozitive si nga kolegët ashtu dhe nga qytetarët”, thotë zëdhënësi i policisë së kantonit Schwyz, Florian Gassman për 20minuten.ch. “Kemi qenë ndër trupat e para në të cilat të huajt mund të bëheshin policë”. Por ndërkohë të gjithë ata policë , dikur shtetas të Gjermanisë që punojnë në Schwyz, kanë marrë pasaportat zvicerane.
Shumë mirë janë “ndarë” me policët me pasaportë të huaj edhe në Bazel. “Këta njerëz janë të integruar, të shumtën e rasteve janë të rritur këtu dhe kanë bërë edhe shkollimin këtu”, thotë zëdhënësi i policisë Marti Schütz. Përmes shumëgjuhësisë së tyre dhe njohjes së kulturave të veçanta, ata sjellin një vlerë të shtuar në punën e përditshme.
Në trupat tona, sipas rregullit, bëjnë pjesë rreth 20 policë që nuk kanë pasaportë zvicerane. Nacionalitetet që ata u takojnë, janë nga më të ndryshmet”, thotë Schütz.
E-Diaspora
-
Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi Në Cyrih ajo do të lexojë pjesë nga poezitë dhe nga romani i saj i parë... -
Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë -
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













