Kosova
Memli Krasniqi nuk takoi presidenten, e quan takimin të paefekt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë sot se nuk ka marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, sepse konsideron se takimet e tilla nuk japin asnjë efekt real për çështjen e draft-statutit të Asociacionit.
“Me gjithë respektin për presidenten dhe pozicionin që ajo ushtron, nuk kam marrë pjesë në takimin e ftuar dje për arsye se ky ka qenë vetëm një takim konsultativ, i cili nuk jep asnjë efekt real në çështjet për të cilat është menduar se duhet të diskutohet. Pa dyshim që u takon liderëve institucionalë që të marrin përgjegjësitë, të cilat u takojnë, por ju takon pak më shumë që vërtetë të krijojnë situata ku edhe inputet tona do të kenë një efekt. Nuk besoj që na takon neve si liderë politikë që të lëshohemi në rolin e analistëve dhe të diskutojmë se çka është mirë dhe çka është keq, pa pasur mundësi që ta afektojmë në çfarëdo formë një rezultat ndërlidhur me çështjen e draft-statutit të Asociacionit. Ne, sot e kësaj dite, ende nuk e dimë qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës për sa i përket statutit të asociacionit. Andaj, ai është i pari që e ka edhe përgjegjësinë kushtetuese, institucionale, ligjore që të tregoj qëndrimin e tij të vërtetë e të mos krijojë herë vet, e herë përmes zëvendëskryeministrit apo të tjerëve duke thënë se kemi pranuar se kemi pranuar. Është e rëndësishme që ai i cili ka e përgjegjësinë për të marrë veprime ta qartësoj pozicionin e tij, sepse pozicioni ynë si PDK është i qartë”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
Presidentja nuk është takuar as me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi është vonuar për të shkuar në takim, ndërkohë që ka takuar vetëm Lumir Abdixhikun, kryetarin e LDK-së.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












