Lajme
Meloni: Qeveria italiane nuk do të pranojë të shantazhohet nga Putin
Qeveria e re italiane nuk do të pranojë të shantazhohet nga presidenti rus, Vladimir Putin, tha kryeministrja Giorgia Meloni, duke shtuar se vendi po përballet me disa nga sfidat më të vështira që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në fjalimin e saj të parë në Parlament, Meloni tha se koalicioni i saj nacionalist, i krahut të djathtë, do ta bënte zërin e saj të dëgjohet në Evropë dhe se ajo nuk kishte nevojë për ndonjë mbikëqyrje nga qeveritë e huaja, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Meloni theksoi se do të vazhdojë politikën e ish-kryeministrit Mario Draghi në mbështetjen e Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë.
“Dorëzimi ndaj shantazhit të Putinit ndaj prodhuesve të energjisë nuk do ta zgjidhte problemin, por do ta përkeqësonte atë, duke u hapur rrugën kërkesave dhe shantazheve të mëtejshme”, tha kryeministrja italiane.
Ajo tha se qeveria do të ofrojë mbështetje financiare për familjet dhe bizneset e prekura nga kriza energjetike, duke paralajmëruar se kostoja e lartë për ta bërë këtë do të thotë se administrata e saj mund të duhet të anulojë disa nga premtimet e saj të fushatës.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











