Lajme
Medikamenti me të cilin po trajtohet Biden pas infektimit me Covid
Dy ditë më parë, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti amerikan, Joe Biden ishte infektuar me COVID-19.
Menjëherë pasi rezultoi pozitiv, mjekët i dhanë presidentit trajtim me medikamentin antiviral të quajtur Paxlovid, shkruan CNN.
Paxlovid mendohet të jetë një nga medikamentet më të mira për të mbrojtur njerëzit në rrezik të lartë për sëmundje të rënda.
Për këtë aryse, trajtimi i Biden për koronavirusin duhet të duket shumë ndryshe nga ajo e Presidentit Donald Trump, i cili ishte në spital për disa ditë në tetor të vitit 2020.
Paxlovid është një ilaç antiviral në formë pilule, i prodhuar nga Pfizer, i kombinuar me nirmatrelvir dhe ritonavir.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (cdc) ka autorizuar Paxlovid për përdorim urgjent te njerëzit e moshave mbi 12 vjeç, të cilët peshojnë të paktën 88 kilogramë, me simptoma të lehta deri në mesatare të COVID, por që janë në rrezik të lartë për sëmundje të rënda.
Paxlovid ‘shtyp’ koronavirusin, duke bllokuar një enzimë që ndihmon virusin të riprodhohet brenda trupit.
Ashtu si me të gjithë antiviralët, trajtimi mendohet të funksionojë më mirë nëse njerëzit fillojnë ta marrin atë brenda pesë ditëve nga shfaqja e simptomave.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit












