Shqipëria
Mediat turke radhisin arsyet pse duhet pushuar në Shqipëri
E njohur për plazhet e saj bruz, malet madhështore, qytetet e lashta plot shtëpi prej guri, kuzhinën e shijshme dhe jetën e gjallë të natës, Shqipëria theu një rekord turistik këtë vit, shkruan në një artikull gazeta e përditshme turke “Haber Turk”.
Shqipëria është ndoshta një nga vendet e fshehura me shumë potencial në Ballkan.
Shqipëria u rimëkëmb shpejt pas pandemisë dhe theu rekordin turistik para fundit të këtij viti.
Me rritjen e investimeve në turizëm vitet e fundit dhe tërheqjen e vëmendjes së turistëve europianë, Shqipëria, e preferuara e re e Ballkanit, ka filluar të bëhet një destinacion tërheqës edhe për turqit.
Vendi, i cili ka një popullsi prej 2,8 milionë banorësh, priti 7,2 milionë turistë, pothuajse trefishi i popullsisë së tij, në 8 muajt e parë të vitit.
Ajo që bie më shumë në sy është se, sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit në Shqipëri, numri i turistëve nga Turqia arriti 135 000, duke u rritur me 132 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pra, le të shohim se çfarë e bën tërheqës këtë vend ballkanik.
Ngjashmëritë kulturore mes dy vendeve
Ngjashmëritë kulturore midis dy shoqërive mund t’i shihni kudo, nga kuzhina në jetën e përditshme, nga arkitektura te reflektimet e tyre në gjuhë.
Por, jo vetëm që janë të ngjashëm, kultura turke është e dashur dhe e vlerësuar në Shqipëri.
Një nga vendet më ekonomike në Evropë
Shqipëria mund të jetë pak më e shtrenjtë se Turqia për shkak të diferencës së kursit të këmbimit, por gjithsesi është një nga vendet më ekonomike në Evropë.
Nëse paguani 3 euro për një kafe në Itali, në Shqipëri paguani 1 euro.
Gjithashtu, mund të hani një picë të këndshme për 6-7 euro në një restorant të mirë, dhe të pini një birrë për 2-3 euro.
Edhe pse tarifat e akomodimit variojnë në varësi të sezonit dhe standardeve, fjetja dhe mëngjesi ditor fillon nga 70-80 euro, dhe qiraja ditore e automjeteve të segmentit B fillon nga 30-40 euro.
Përsa u përket plazheve, megjithëse një ombrellë dhe dy shezlong kushtojnë mesatarisht 20 euro, sigurisht që mund të shijoni detin edhe në plazhet publike.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













