Vizita e ambasadores së Kosovës në Itali, Nita Shala, në komunat arbëreshe në Cosenza po pasqyrohet nga mediat rajonale, përcjell albinfo.ch.
Ajo u prit me një ceremoni të ngrohtë nga arbëreshët, bashkë me veshjet e tyre tradicionale, që shpesh komentohen nga mediat italiane.
“E lumtur të vizitoj arbëreshët e Kalabrisë. Një pritje e ngrohtë nga kryetari Daniele Sisca, bashkëpunëtorët e tij dhe komuniteti i Shën Sofisë”, është shprehur ambasadorja Shala.