Lajme
Me “Zgjoin”, edhe Zvicra ka një film artistik, konkurrues për Oscar
Filmi është bashkëprodhim i "Alva Film Production", Gjenevë dhe Radio Télévison Suisse RTS me shtetet: Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri
Agjencia e promovimit Swiss Films ka njoftuar gjatë ditëve të festës se “Amka Film Productions” në Savosa afër Luganos ka hyrë në listën e ngushtë në kategorinë e “Filmit të animuar” me filmin e shkurtër “Only a Child” nga Simone Giampaolo.
Ky film bën pjesë tashmë në mesin e 15 të përzgjedhurve në kategorinë e vet nga gjithsej 82 filmat që mund të shpresojnë për një nominim për Oscar, në të gjitha kategoritë, shkruan Kleinraport.ch.
Por, thekson mediumi zviceran, është një bashkëprodhim tjetër zviceran që i përshkruhen shpresa të mëdha për të fituar çmimin Oskar, madje në kategorinë “mbretërore” atë të filmit artistik (“International Feature”), transmeton albinfo.ch.
Fjala është për filmin artistik “Hive” (Zgjoi) të regjisores kosovare Blerta Basholli. Ai është bashkëprodhim i shtëpisë filmike “Alva Film Production” me seli në Gjenevë dhe Radio Télévison Suisse RTS me shtetet përkatëse: Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.
“Hive” u nominua nga Kosova për kategorinë e filmit më të mirë artistik joamerikan dhe tani është në listën e 15 filmave konkurrues.
Filmi ka festuar premierën e tij botërore në Festivalin e Filmit Sundance, ku është nderuar me Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin për Regjisorin më të Mirë dhe Çmimin e Publikut të “World Cinema Dramatic Competition”, siç quhet ky festival zyrtarisht, shkruan mediumi zviceran.
Fabula e filmit është frymëzuar nga ngjarje reale dhe tregon për një grua me vullnet të fortë dhe guximtare në Krushën e Madhe, të cilësuar si “fshati i të vejave”, pas masakrës në mars 1999, trasnmeton albinfo.ch. Ajo merr jetën në duart e saj, merr patentën e shoferit dhe themelon një kooperativë bujqësore, pavarësisht presionit të strukturave patriarkale në fshatin e saj.
Siç raportohet në Klein Report, edhe një film tjetër zviceran ka hyrë në listën e ngushtë të Oscar-it në kategorinë “Live Action”. Fjala është për filmin “Ala Kachuu – Merr dhe Vrapo” me regji të Maria Brendle.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor Ramë Dardania sot shpalos ekspozitën e tij në Festivalin FIFOG...
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt
-
Kanada
Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
Jeta në Austri
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës?
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik