Jeta në Zvicër
Me vonesa, çdo i katërti fluturim zviceran
Këtë verë, aeroporti i Cyrihut ka shënuar shifra rekorde sa i përket numrit të pasagjerëve. Por, rritja gjithnjë e më shumë shkakton vonesa
Çdo aeroplan i katërt zviceran këtë verë ishte vonuar së paku 16 minuta. Si rezultat, shumë pasagjerë humbën fluturimin e tyre lidhës dhe u bllokuan në aeroporte, duhej të rezervohej një fluturim tjetër ose duhej të qëndronin në një hotel.
E kjo kushton para: “Kostoja e kujdesit ndaj këtyre pasagjerëve është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar”, shkruan filiali i “Lufthansa”, përcjell albinfo.ch.
Shpenzimet do të barten nga vetë linjat ajrore.
Problemi është rritja e shpejtë. Nga Brindisi, nëpërmjet Barcelonës në Bangkok: Këtë verë, kaq shumë zviceranë ishin përballur nga ethet e udhëtimit si kurrë më parë. Në korrik, më shumë se tre milionë pasagjerë përdorën aeroportin e Cyrihut. Shifër rekorde.
Numri i ditëve në të cilat janë trajtuar më shumë se 100.000 pasagjerë është dyfishuar këtë verë. Dhe vetë kompania ajrore raporton shifra rekorde. Numri i udhëtarëve vazhdon të rritet, në korrik, shfrytëzimi i fluturimeve kishte shënuar 89.5 për qind.
Pasagjerët kanë të drejtë në miliona
Me këtë është dyfishuar edhe kostoja e vonesave, siç shkruan “Swiss”.
Në fakt, në vitet e fundit, kompanitë janë krijuar gjithnjë e më shumë për të ndihmuar udhëtarët të kërkojnë kompensimin e tyre për shkak të vonesave.
Siç shkruan “Blick”, bazuar në informacionin nga “Airhelp”, gjatë vitit 2018 ishin 2500 fluturime me vonesa, ose janë anuluar dhe në Zvicër kanë humbur fluturimin lidhës. Si pasojë, pasagjerët zviceranë kanë të drejtën e kompensimit, që shkon në shumë se 143 milionë franga zvicerane.
Për një vonesë prej tri orësh, pasagjerët e fluturimit kanë të drejtë për kompensim deri në 600 euro, sipas SWISS, kompani e cila kishte regjistruar një fitim prej 330 milionë frangash zvicerane në gjysmën e parë të 2018-ës, dhe po përpiqet të luftojë përsëri me juridiksionin e BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Austri
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri Sipas policisë, në shumicën e vjedhjeve të banesave, viktimat kanë qenë të pranishëm dhe në gjumë...
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri