Integrimi
Me ndihmën tënde „Theaterfalle“ nga Baseli shkon n`Kosovë
„TheaterFalle“ nga Bazeli në bashkëpunim me Teatrin e Qytetit në Gjilan si dhe Qendrën për Art Bashkëkohor “Varg e vi“, vazhdojnë me urat lidhëse mes ekipit kosovar dhe atij zviceran.
Ata po planifikojnë që gjatë verës të udhëtojnë me shfaqjen e tyre “ Vizita në Gjilan, Kosovë”, e cila si bosht ka dashurinë në mes të Halilit dhe Hajdit, por edhe kundërthëniet që dalin nga ballafaqimi mes dy kulturave.
Për ta bërë realitet këtë projekt ata kanë zgjedhur një faqe e internetit „kickstarter“ për të kërkuar fonde nga artdashësit shqiptaro-zviceran.
„Kanë mbetur edhe 25 ditë deri në fund … Ata kanëarritur t‘i mbledhim 2800 franga deri taani..ndërsa kanë nevojë edhe më shumë për ta realizuar projektin Teatror „Der Besuch aus Basel“ „Vizita në Gjilan— në muajin korrik të vitit 2016.“, thotë për albinfo.ch Ridvan Murati.
Të gjithë artdashësit për mes faqes së internetit mund të ndihmojnë prej 10 franga e më shumë.. Gjithashtu shumë e rendësishme do të ishte edhe shpërndarja e këtij linku, thonë organizatorët.
Faqet e internetit Kickstarter.com ose 100-days.net ofrojnë siguri 100% për donatorët ,nëse nuk e arrijnë shumën e kërkuar atëherë automatikisht i kthehet shuma e dhuruar personit, kështu që secilit që ka ndihmuar nëse realizohet projekti ose nëse nuk arrihet shuma iu kthehen paratë.p.sh në këtë rast nëse i mbledhin 12`000 franga. janë shumë para por nuk mund ta realizojmë projektin dhe paratë iu kthehen donatorëve.
„Gjithashtu ne kemi menduar t’i shpërblejmë të gjithë ata që i kanë dhënë më shumë 30 franga me dy bileta për shfaqjen, ndërsa ata që i japin 50 franga ne ua dërgojmë një kartolinë me një foto të shfaqjes.të cilën mund ta zgjedhin vet“, tha për albinfo.ch Ridvan Murati përgjegjës i këtij projekti.
Shfaqja “ „Vizita në Gjilan, Kosovë“, është paraparë të realizohet në muajin korrik të vitit 2016
Nëse vendosni ta ndihmoni projekti, atëherë regjistrimi është falas në këtë link: regjistrohu:
Në linkun e mëposhtëm mund ta shikonin pjesën e parë të projektit që u realizua me sukses në Basel, në gusht të vitit 2015.
https://www.kickstarter.com/projects/567443788/der-besuch-aus-basel-schweiz-vizita-ne-gjilan-koso
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten
















