Lajme
Nën masa të rrepta sigurie, nis gjykimi i 6 personave për aktin terrorist të Vjenës
Ka një ndalim absolut për filmimin dhe fotografimin në vetë sallën dhe kamerat nuk lejohen në ambientet e sallës kryesore të jurisë
Më 2 nëntor 2020, një person i armatosur pati vrarë katër persona dhe plagosur 23, disa prej tyre rëndë, përpara se të qëllohej nga vetë policia, transmeton albinfo.at. Akti terrorist kishte ndodhur në qendër të Vjenës dhe personi që ka kryer vrasjet ishte shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Kujtim Fejzullahu.
Prej ditës së sotme, gjashtë persona për të cilët dyshohet se kanë mbështetur aktivisht atentatorin paraprakisht, duhet të përgjigjen përpara Gjykatës Penale të Vjenës, shkruan agjencia e lajmeve dpa.de.
Të akuzuarit nga mosha 22 deri në 32 vjeç, mes tjerash mësohet se kanë qenë të përfshirë edhe në blerjen e armëve dhe municionit. Por në fillim të gjyqit, asnjë nga të akuzuarit nuk pranon të ketë ndonjë lidhje me terrorizmin.
Pretendimi më i rëndë i prokurorisë është, tentativë pjesërisht e përmbushur dhe pjesërisht jo, për vrasje të shumëfishtë terroriste.
Katër personat, të cilët ishin mbi 21 vjeç në momentin e krimit, përballen me burgim të përjetshëm. Dy të akuzuarit më të rinj, një 21, një 22 vjeç (të ashtuquajturit të rinj në moshë madhore në kohën e krimit në 2020) përballen me 20 vjet burg.
Procesi zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në seancë duhet t’i nënshtrohet një kontrolli identiteti dhe jo vetëm në hyrje të gjykatës, por edhe përpara dhomës kryesore të gjykatësve.
Ka një ndalim absolut për filmimin dhe fotografimin në vetë sallën dhe kamerat nuk lejohen në ambientet e sallës kryesore të jurisë, përcjell albinfo.ch. Kjo vlen edhe për hollin.
Seanca kryesore pritet të zgjasë disa muaj.
Të martën fillimisht po paraqitet aktakuza dhe më pas do të paraqiten deklaratat e avokatëve mbrojtës.
Marrja në pyetje e të akuzuarve ndoshta nuk do të fillojë deri në ditën e ardhshme të procesit, që ëshë caktuar për në fillim të dhjetorit.
Gjithsej 18 ditë të tjera negociatash janë planifikuar pas fillimit, dhe vendimet nuk do të shqiptohen deri në shkurt 2023.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet Në thelb të kësaj fundjave ishte projekti “The Guestkeepers”, i cili synon të trajnojë të rinjtë... -
Gjermani
Humb jetën në aksident trafiku në Gjermani një 30-vjeçar nga Kosova -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Ftesë për lexim letrar dhe diskutim me autoret Jehona Kicaj dhe Elona Beqiraj -
Spanjë
Melisa Ibrahimi shpallet Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj














