Lajme
Më 6 gusht hyjnë në fuqi masat e reja në Itali

Duke nisur nga 6 gushti, italianët duhet të jenë të pajisur me një pasaportë jeshile që vërteton se janë vaksinuar kundër COVID-19. Vetëm në këtë mënyrë ata lejohen të futen në bare, restorante, muze, teatro apo palestra.
Do të lejohen edhe ata që vërtetojnë se kanë marrë dozën e parë të vaksinës, janë shëruar ose kanë një test negativ në 48 orët e fundit. Qeveria shpreson se një masë e tillë do të nxisë procesin e vaksinimit.
Pavarësisht kundërshtive nga opozita, kryeministri Draghi shprehet se apeli për mosvaksinim është një thirrje drejt vdekjes.
”Shtetet e tjera evropiane kanë nivele më të larta të të infektuarve. Por, ne kemi mësuar se nëse nuk reagojmë tani, rritja e të infektuarve do të na prekë edhe ne. Nëse nuk marrim masa, në Itali do të ndodhë ajo çka po ndodh në Francë, Angli apo Spanjë”, u shpreh Draghi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor